TIRANE
Një roman dashurie që merret me të ardhmen dhe parajsën e krijuar nga inteligjenca artificiale. Ben Blushi vjen para lexuesit me një roman që e cilëson eksperiment, ku bashkohen dashuria dhe shkenca
Një hebre shqiptar në moshë të mesme dhe një vajzë e re. Një histori dashurie dhe nevoja për një luftë të re. Mbi këtë sfond, Ben Blushi ndërton romanin e tij më të ri “Parajsa artificiale” që takohet me lexuesin të mërkurën në panairin e librit Vepra që bart stilin e Blushit, prezantohet me të njëjtin stil.
‘Parajsa Artificiale është edhe nuk është një roman dashurie. Nuk është sepse nuk tregon një dashuri të zgjatur në kohë. Por nga ana tjetër, Parajsa Artificiale është një roman dashurie, sepse në emër të dashurisë personazhi kryesor Simon Shuter, sajon një luftë imagjinare për të qetësuar dramën familjare të vajzës së re. Çfarë mund të bëjë më shumë një burrë, se sa të sajojë një luftë për një grua?’
Blushi e rimerr personazhin e Simon Shuterit, një karakter kontrovers e për këtë edhe interesant duke i dhënë në duar një armë të re: Inteligjencën artificiale. Ndërsa inteligjenca artificiale po zëvendëson njeriun romani i Blushit e vizualizon më qartë kë ndryshim.
‘Simon Shuter parashikon sesi do jetë bota në kohën kur Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë njeriun duke zhdukur tre armiqtë e tij kryesorë: punën fizike, paranë dhe Zotin.
Në parajsën që Simon Shuter e krijon përmes Inteligjencës Artificiale nuk do ketë të varfër dhe të pasur, as shtet- as demokraci, njerëzit nuk do kenë arsye të votojnë dhe do jenë të gjithë të barabartë dhe të lumtur. Pa punuar. Por vetëm duke bërë dashuri dhe art.’
Romani “Parajsa Artificiale” takon profetë, religjione, kombe e kultura, duke parashikuar një të ardhme ku njeriu, siç e njohim nuk është më sepse utopitë janë edhe revolucione. Romani që autori vetë e cilëson eksperiment, dashurinë, shkencën dhe artin.
.