Hulumtuesit kanë bërë parashikimin se një luftë bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit mund të shkaktojë vdekjen e rreth 125 milionë njerëzve dhe se mund të çojë në pasoja të rënda ndaj mjedisit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një artikull të gazetës “The Telegraph”, lidhur me një hulumtim rezultatet e të cilit janë botuar në revistën “Science Advances” është parashikuar se një luftë e mundshme bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit mund të shkaktojë vdekjen e rreth 125 milionë njerëzve vetëm brenda disa ditësh dhe se mund të ndodhin pasoja të rënda ndaj mjedisit.

Në hulumtim, krahas vdekjes së miliona personave thuhet se për shkak të reve bërthamore mund të pakësohen prej 20 deri në 35 për qind rrezet e diellit që bien në tokë, gjë e cila mund të ulë për 2-5 gradë temperaturën e ajrit si dhe mund të ulë 15-30 për qind reshjet e borës.

Ndryshimet e mundshme klimatike që mund të shkaktojnë armët bërthamore, mund të çojnë në një rënie prej 15 deri në 30 për qind të produkteve bujqësore duke krijuar një situatë që mund të shkaktojë mangësi dhe se efektet e luftës bërthamore mund të zgjasin më shumë se 10 vite, bën të ditur hulumtimi.

Alan Robock, një nga hulumtuesit, duke tërhequr vëmendjen e kohës së punës hulumtuese tha se, “Koha e hulumtimit është me vend. Koflikti mes Indisë dhe Pakistanit për Kashmirin vazhdon dhe çdo muaj në kufij vdesin njerëz. Një luftë e tillë kërcënon jo vetëm vendet ku do të bien bombat, por të gjithë botën”.

Hulumtuesi tjetër, Brian Toon, tha se, “Kjo do të ishte një luftë e pashembullt. Shpresoj se India dhe Pakistani do ta marrin në konsideratë këtë hulumtim”.

Më tej në hulumtim thuhet se mosarritja e përparimit në zgjidhjen e problemeve rajonale mes Indisë dhe Pakistanit, vazhdimi i konflikteve ushtarake dhe vazhdimi me shpejtësi i armatosjes bërthamore përbëjnë burim shqetësimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: