Andreas Granqvist, mbrojtësi i Suedisë, ka marrë një paralajmërim nga FIFA për shkak se ka veshur çorape sipër getave të uniformës.

Futbollisti në 4 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka veshur çorape të markës “Trusox”, por dallimi ka qenë shumë i vogël dhe gjyqtarët e kanë patur të vështirë ta evidentojnë.

swedens-granqvist-to-be-fined-50000-by-fifa-because-of-socks (4)

Gjithsesi FIFA së fundmi e ka vërë re këtë detaj dhe i ka bërë të ditur lojtarit se në rast përsëritje do të dënohet me 60 mijë euro.

Veshja e çorapeve është në shkelje me rregullat e FIFA-s, që parashikon se të gjitha uniformat duhet të jenë njëlloj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb