Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, kryesisht për shkak të Kashmirit, po shtohen nga dita në ditë.

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka mbajtur një qëndrim të ashpër karshi Indisë dhe kreut të qeverisë indiane Narendra Modi. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të fokusohet te Kashmiri dhe të mos lejohet një “Srebrenicë e dytë” në atë rajon, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, këtë të enjte, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tweeter, ka paralajmëruar radikalizëm dhe cikle dhune nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhyn për të parandaluar, atë që ai e quajti spastrim etnik të myslimanëve në Kashmir, i ngjashëm me atë të Srebrenicës 24 vite më parë.

Khan shkruan: “Në IOK (Kashmirin e pushtuar nga India), 12 ditë shtetrrethimi, prani trupash (ushtarake) shtesë në një territor tashmë të pushtuar dhe shumë të militarizuar, dërgimi i gangove të RSS, ndërprerje e plotë e komunikimit; me shembullin e mëparshëm të spastrim etnik të Modi-t ndaj myslimanëve në Gujarat.”

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Khan, gjatë fjalimit të tij në ditën e pavarësisë së vendit, deklaroi se India po planifikonte një sulm ndaj Pakistanit dhe se vendi i tij kishte informacionet përkatëse të shëbimeve sekrete.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb