Demokrati Flamur Noka flet për një stinë protestash tashmë, faza e parë e të cilave është mbyllur me protestën e sotme ndërsa pritet të ketë përshkallëzim.


Këto deklarata ai i bëri në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, ndërsa paralajmëroi se as kryeministri Rama nuk do të jetë i qetë.


“Do ketë përshkallëzim ua thashë, ne kemi deklaruar stinë protestash do ketë përshkallëzim. Faza e parë ishte kjo. Edi Rama s’do jetë i qetë as në shtëpinë e tij. Nuk do mund të ushtrojë detyrën e kyeminisitrit në asnjë cep të Shqipërisë, qytetarët e kanë shkarkuar”,- tha Noka.



Ai tha ndër të tjera se, “Rama nuk duhet të mendojë se do rrijë gjatë në atë karrige me artifice. Sot e rrethuam kryeministrinë institucionin nga buron e keqja, simbol i krimit, korrupsionit sot i dhamë paralajmërimin se do ta ndjekim këmba këmbës kudo që të shkojë”.

(m.a/BalkanWeb)