“Rusia nuk dëshiron ndonjë luftë bërthamore dhe beson se bisedat se kur duhet shtypur butoni i kuq janë të papërshtatshme”, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për Sky News Arabia.

“Ne flasim për vija të kuqe, duke pritur që vlerësimet, deklaratat tona të dëgjohen nga njerëz inteligjentë, vendimmarrës. Nuk është serioze të thuhet se nëse nesër nuk bëni atë që ju kërkoj, do të shtypim butonin e kuq”, tha ministri rus.

“Jam i bindur se në situata të tilla, vendimmarrësit kanë një ide se për çfarë po flasim. Askush nuk dëshiron një luftë bërthamore,” theksoi Lavrov.

Megjithatë, Lavrov siguroi se Rusia posedon armë “që do të kenë implikime serioze për drejtuesit ukrainas”.

“Rusia ka armë të tilla. Ato janë në gatishmëri të plotë luftarake,” theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb