Një prej njerëzve më të pasur të botës, i cili njihet për mbështetjen e tij ndaj kauzave progresiste dhe liberalizmit modern, George Soros, ka deklaruar se kriza e emigrantëve rrezikon t’a shpërbëjë Bashkimin Evropian.


Gjatë një interviste ai u shpreh se menaxhimi i krizës së refugjatëve është situatë mjaft komplekse, ku pavarësisht përpjekjeve që mund të bëhen, ajo nuk do të largohet.


“Merkel pati të drejtë. Ajo e parashikoi qartësisht se kriza e emigrantëve ka potencialin që t’a shpërbëjë Bashkimin Europian. Të menaxhosh krizën është si të gjuash një top në majë të një kodre. Çfarëdo që të bësh, ai do të kthehet sërisht tek ty”.


Në mbyllje të intervistës, Soros tha se Merkel ka marrë përsipër një barrë shumë të madhe. Ai e cilësoi këtë gjë si një “marrëzi” së cilës mund t’i japin fund vetëm qytetarët gjermanë.

“Tani është moment për të zgjedhur, nëse Berlini dëshiron ende që të mbetet forca dominuese e Europës”, përfundoi Sorors.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: