Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një statusi në rrjetet sociale skanon situatën politike. Sipas tij, njeriu më i rrezikuar sot është Presidenti Meta, i cili jo vetëm është në prag të shkarkimit por edhe në prag të burgut, siç shprehet Ngjela.


Sipas tij, e keqja politikanëve shqiptarë nuk do ju vijë nga e prisnin ( goditja amerikane për bëmat me krimin ndërkombëtar), por nga goditja anti korrupsion e SPAK.



Postimi i plotë:


Gjithçka i mbyll. Shqipëria shpëtoi nga një agresion banditesk antikombëtar, i cili kërkonte të shkatërrote Shqipërinë për të shpëtuar paratë dhe pronat e përfituara me korrupsion të lartë shtetëror.

Gjithçka erdhi si ndihmë falë politikës së lartë amerikane.

Unë isha i sigurt për këtë. Kërcënimi i saj ndaj Berishës, Bashës dhe Metës ka qenë fatal për ta, dhe me fakte të implikimit të tyre në krimin ndërkombëtar.

Tani shqiptarët nuk ka më forcë që t’i ndalojë në rrugën e tyre drejt prosperitetit dhe Bashkimit Europian.
Kërcënimi amerikan ndaj bandës dëmprurëse të Shqipërisë është një vepër madhore për shpëtimin e shqiptarëve nga një bandë kriminale.

E keni parë si janë bërë?

Duan të kapen tani nga zgjedhjet. Janë nivel i ulët intelektiv. Pa mend. E shihni se çfarë llomotisin: zgjedhje mister thonë. Nuk morën pjesë në zgjedhje, dhe pastaj thonë se nuk kishte zgjedhje.

E dini pse: së qëndresa për të zhvilluar këto zgjedhje i varrosi me gjithësejt. Mendje, mendje më të shterpëzuara nuk ka parë historia e Shqipërisë. (!)

Në fakt kanë humbur me gjithësej dhe tani le të presin të qetë akuzën penale dhe shpronësimin ligjor.

Kurse më budallai po rezulton Ilir Meta. Ai po luan rolin e komikut. Është në prag të shkarkimit të tij ligjor dhe luan sikur të jetë një mbret i ligjshëm.

Është në grupin keqbërës të Shqipërisë dhe në prag të burgut, dhe sillet sikur të jetë mbreti i një dinastie dyqindvjeçare. Janë në hall. Por nuk bëjnë dot asgjë. Pse?

Sepse e keqja që mund t’iu vinte nga goditja amerikane për bëmat e tyre me krimin ndërkombëtar, është shumë më e rëndë nga goditja anti korrupsion që do të marrin nga SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: