Një telefonatë e cila paralajmëronte për një bombë në rrugën “Ukraina e Lirë” alarmoi sot policinë e kryeqytetit.

Raportohet se pas verifikimeve të kryera nga autoritetet ka rezultuar se alarmi për bombë ka qenë fals.

Me përfundimin e kontrolleve në zonën ku ndodhet edhe ambasada e Ukrainës në vendin tonë si dhe disa institucione, policia ka hequr shiritet dhe ka lejuar qarkullimin në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb