TIRANË- Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u rreshtua sot me protestën e Partisë Demokratike në 18 shkurt. Nëpërmjet deklaratave të forta, ai tha se do rrethohet kryeministria, jo për një ditë por për një muaj, për të rrëzuar qeverinë.

“Ky është pushteti i dashnoreve. Të gjithë e dinë se kanë mbushur me femra, ndaj boll më, t’i rrëzojmë”,- tha ai.
kreshnik spahiu
Më tej, Spahiu tha se: “Do të rrethojmë kryeministrinë 30 ditë, të mos shkulemi nga sheshi deri sa t’i rrëzojmë”,- shtoi ai.

Më 18 shkurt, sipas tij, Tirana do të jetë në zjarr dhe se në zgjedhje do të shkohet pa Ramën kryeministër. Ai madje, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë, si edhe paralajmëroi se Rama nuk është më i vështirë për t’u rrëzuar sa Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

“Kjo e 18 shkurtit është një Lëvizje popullore, mos ejani me flamuj partish sepse kemi flamurin tonë kombëtar”,- tha ai më tej.

Pas bashkimit të AK, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Paloka zbuloi se kjo do jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë vendi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: