Pushuesit në Bregun e Gjirit të Floridës u është thënë të jenë vigjilentë, pasi tre notarë u sulmuan nga peshkaqenë në dy sulme të veçanta. Një gruaje thuhet se i është prerë një pjesë e krahut pasi është kafshuar të premten në Ëalton County në Florida veriperëndimore, shkruajnë mediat e huaja.

Më pak se dy orë më vonë, në një plazh tjetër katër milje më tej në lindje, dy vajza adoleshente ishin në ujë të thellë me miqtë kur u sulmuan.

Njëra nga vajzat pësoi “lëndime të rënda në pjesën e sipërme të këmbës dhe njërës dorë”, ndërsa tjetra kishte lëndime të lehta në njërën nga këmbët, thanë zyrtarët e zjarrit.

Autoritetet kanë patrulluar vijën bregdetare me varka dhe disa plazhe u mbyllën, megjithëse ato u rihapën të shtunën me flamuj vjollcë që paralajmëronin për jetën e rrezikshme detare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb