Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi sot se ekziston një rrezik i madh që epidemia e ebolës të përhapet.


Gjatë fjalimit të tij në asamblenë vjetore të OBSH-së, Ghebreyesus tha se “epidemia aktuale e ebolës, e cila është në vendin e dytë për nga rrezikshmëria dhe që ka marrë rreth 1 100 jetë, është e pranishme në dy provincat lindore të Kongos të përfshira nga dhuna mes grupeve të armatosura”.


Sipas vlerësimit të tij, “kjo epidemi është një nga sfidat më komplekse shëndetësore me të cilën cilido prej nesh është ballafaquar ndonjëherë”.


Etiketa: