Diplomati dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj, ka paralajmëruar të gjitha kahet politike të ulen në tryezën e dialogut për të gjetur një zgjidhje të krizës politike, pasi nëse do të ketë ndërhyrje nga jashtë, do ta pësojnë që të gjithë.


Në rubrikën “Opinion”, në News 24, diplomati deklaroi se nëse do të presim një zgjidhje të krizës nga jashtë, kjo do të sillte një furtunë që do të fshinte të dyja kahet politike, si mazhorancës, ashtu edhe opozitën.

“Mendoj se nuk ka zgjidhje pa dialog, sa më shpejt të vinte dialogu, aq më e lehtë do të ishte dhimbja për shqiptarët. Ose do të presim zgjidhje nga jashtë, dhe kjo do të ishte një furtunë që do të fshinte të dyja kahet politike. Nuk ka sinjale për dialog. Deklaratat e Ramës me letër nuk janë ftesë për dialog. Ta ftosh tjetrin për dialog dhe të përpiqesh ta përqeshësh, ta injorosh, nuk janë këto ftesa dialogu. Raporti nuk është furtunë në gotë uji, por duhet marrë shumë seriozisht.


Dialogu ka disa etapa, e para është diagnostikimi bashkë i situatës për të arritur një emërues të përbashkët të zgjidhjeve. PD ka dy kushte, që janë të drejta. E para, që nuk mund të bëhen zgjedhje të administruara nga Rama kryeministër, dhe kushti dy, të përmendurit në dosjet “184” dhe “339” duhet të shkojnë para drejtësisë. Në dialog Rama duhet të shkojë si kryetar i PS. Rama ka treguar se nuk është ia ftë të rri neutral në zgjedhje”, tha Mustafaj.


(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb