I prerë ishte me të vetët, kryeministri Rama ndërsa i bëri të qartë gjithësecilit se do të përjashtohet nga projekti politik i PS-së në 2021 gjithëkush që nuk do të bëjë kilometrat e veta për ta merituar, i bindur kështu se do e cojë deri ne fund mandatin e tij qeverises.


“Është koha që secili e secila në këtë sallë, të bëjë kilometrat e veta. Dua ta them që sot, nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, që marrin njerëzit në krah për t’iu zgjidhur një hall, që rrinë në kontakt me njerëzit, dhe nga ana tjetër deputetë që edhe në 30 qershor kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit. S’mund të ketë më anëtarë të PS që kujtohen vetëm nga ftesa për mbledhjen e asamblesë, apo që nuk shfaqen te njerëzit, pavarësisht se janë në cdo mbledhje. Kush nuk i përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori nuk do jetë më në projektin prolitik të vitit 2021.” tha Rama, ndërsa i qartë ishte mesazhi i tij edhe për kryebashkiakët e rinj të zgjedhur më 30 qershor.



“Dua ta them që sot, se është e fundit që dëshiroj të ndodhë, do dalë jashtë cdo kryebashkiak që do bëjë gabimin të mendojë se mund të bëjë pa njerëzit e pa ne. Revolucioni imagjinar, ishte një turp u kthye në disfatë shembullore.

Dua ta them qartë se kush ka qenë viktimë e presionit për të ardhur në Bulevard, nuk duhet të preket, dhe nuk ka pse të preket për këtë arsye në të drejtën e tij që ti vijojë punën në Bashkitë që ne nuk i fituam me kundërshtarë por që 30 qershori na i ka lënë si barrë për të treguar kush jemi.
E kam thënë dhe dua ta dëgjojnë të gjithë kryebashkiakët, asnjë grua asnjë vajzë nuk do të largohet nga puna në asnjë nga bashkitë e djathta që nuk janë më duart e kryebashkiakëve të djathtë. Lart qoftë mund të dalë dikush të bëjë të kundërtën.

Për sa na takon do bëjmë çmos që asnjë revansh politik të mos tolorehet. Nuk diskutohet që cdo vend i zënën pa meritë, nuk ka si të justifikohet e mos lirohet, por gjithçka do zhvillohet në mënyrë të strukturuar, dhe ku do zhvillohen analiza të mirëfillta e vendimmarrja do jetë e argumentuar e transparente, por absolutisht nuk do i njohim të drejtën të kthejnë bashkinë nga klientelë e djathtë në gjoja të majtë. Në klientelë njerëzish për qoka dhe arsye vetjake. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria në 30 qershor nuk ka fituar për të majtën por për të drejtën dhe ne duhet të bëjmë një përpjekje maksimale, që të bëhemi më të drejtë dhe të jemi më të drejtë edhe kur gjykojmë njerëzit. Administrata nuk duhet gjykuar në asnjë mënyrë nga këndi majtas, nuk do shkelim asnjë të drejtë.” nënvizoi Rama.

(BalkanWeb)