Pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, deputetja dhe bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, doli në një deklaratë për media. Hajdari deklaroi se komisioni ka një arkitekturë të re të KQZ dhe KZAZ-ve.

“Aleanca e grave e pranishme në takim, kërkuan pjesëmarrjen e grave në parlament. Kemi një arkitekturë të re të KQZ-ve dhe të KZAZ-ve. Është një pikënisje e duhur, por nuk kemi një vendim lidhur me propozimet. Kemi punë për të bërë siç është ndryshimi i ligjit për nëpunësin civil.

Përgjegjshmëria e komisionerëve do të jetë e lartë, duhet të japin llogari mbi punën e tyre. Do të kemi një mbledhje tjetër për tu marrë me draftin e dytë. Ndryshimi i sistemit është një pikë e rëndësishme, kryesisht për opozitën. Ajo që po ndodh sot po bëhet e gjitha për qytetarët, ata duhet ta kuptojnë. Le të shkojmë përpara për të parë këtë arkitekturë të re për zgjedhjet. Do ketë përsëri takime me shoqërinë civile dhe me aktorët politikë.

Drafti i parë në takimin me shoqërinë civile kishte mangësi. Ka rënë besimi tek institucionet e Shqipërisë, ne duam ta rregullojmë këtë. Duam një ndryshim tërësor të mënyrës se si administrohen zgjedhjet”, tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb