TIRANE

Evidentimi një e nga një i të gjithë problematikave, me qëllim përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kapitulli 27 për mjedisin, si një nga parakushtet e Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ku një pikë e rëndësishme është menaxhimi i kimikateve, ishte tema e diskutimit në aktivitetin që ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Suedeze Agjencinë Suedeze të Kimikateve (KemI) zhvilluan ditën e sotme.

“Do të bëjmë aktivitete publike për të parë se 22 problematikat që ne kemi evidentuar në këtë proces, për t’i pasur ato të gjitha në një axhendë të mirëadministruar pune dhe për të kuptuar sesa përpjekje na duhet për të bërë jo vetëm ligje. Natyrisht Shiqpëria është në një pozicion pozitiv përsa i përket realizimit të ligjeve dhe dispozitave në kuadër të integrimit në BE, por në realitet nga mënyra sesi e trajtojmë mjedisin, kuptojmë sesa shumë kemi për të bërë. Na duhet një plan i mirëfilltë komunikimi me industrinë dhe grupet e tjera të interesit që kanë të bëjnë me fushën e kimikateve. Nëse duam të shkojmë në Europë nuk mund të shkojmë vetëm me ligje, por edhe me transformimin e institucioneve, mirëkuptimin e bizneseve”, tha ministri Klosi.

Ai theksoi se nga projekti suedez “Mbështetje për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për Përmirësimin e Menaxhimit të Kimikateve”, Shqipëria do të ketë një sërë përfitimesh: “Do të krijohet për herë të parë Zyra e kimikateve pranë zyrave shtetërore të mjedisit; Do të krijohet një sistem i menaxhimit të rrezikut që vijnë nga kimikatet; Do të krijojmë për herë të parë Regjistrin Kombëtar për Kimikatet. Ne kemi një sistem jo të mirë të menaxhimit të mjedisit në Shqipëri. Nuk është një punë që e bën dot vetëm Ministria dhe pushteti lokal për cilësinë e ujit dhe të ajrit duke luftuar kimikatet. Është e pamundur nese nuk kemi një aleancë me qytetarët. Tashmë futemi në një fazë të re me gjërat që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe në këtë aspekt, lufta e përdorimit pa kriter të kimikateve është një përpjekje që duhet ta bëjmë përsëri qytetarët. me shoqërinë civile, me ekspertët e fushës”, u shpreh ministri Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb