Pas kaosit dhe rrezikut të madh që kaloi dje Shëngjini për shkak të zjarreve masive, duket se sot situata është vënë nën kontroll.

Mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se aktualisht po punohet me forca të shumta për të parandaluar mospërhapjen e zjarreve si shkak i erës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb