Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje. Dy vëllezër në Klos janë përfshirë në një sherr verbal, ndërsa pas hekurave ka përfunduar njëri prej tyre.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.

NJOFTIMI I POLICISE
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën. Për motive të dobëta, u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 38-vjeçarit.

Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë.
Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël, për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: