Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë parandaluar një sulm terrorist, në hyrje të një baze ushtarake.
Një palestinez, i armatosur me thikë u qëllua për vdekje nga forcat izraelite, në hyrje të bazës së Brigadës Rajonale të Judesë pranë Hebronit në Bregun jugor Perëndimor.
IDF ka thënë se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar nga pala izraelite. Dy ditë më parë, teksa Irani lëshonte raketa në Izrael, një sulm terrorist me së paku 7 viktima u krye në Tel Aviv. Përgjegjësinë për sulmin e mori Hamasi.
(BalkanWeb)