Një operacion për shpëtimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët rrezikuan të mbyteshin në një varkë me vela në Amorgos u krye nga policia portuale greke.

Sipas informacioneve nga porti, varka me vela me emigrantët e paligjshëm ndodhej mes Amorgos dhe Astypalaia ndërsa në zonë frynin erëra 5 beaufort.

Të huajt u rrethuan fillimisht nga tre mjete lundruese të rojes bregdetare. Më pas, 77 emigrantët u transportuan në portin e Naxos me një varkë portuale dhe një cisternë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb