Bianca Sensori, bashkëshortja e Kanye West provokoi edhe një herë me veshjet që vendosi të vishte në një dyqan në Los Angeles. Arkitektja 29-vjeçare australiane, e cila është bërë e njohur për zgjedhjet e saj të stilit zbulues, kishte veshur një mini të bardhë që i ngjante më shumë një bluze, duke e kombinuar me geta dantelle.

Blerjet e Sensorit në një dyqan dekoresh shtëpie erdhi menjëherë pasi ajo bleu një rezidencë prej 35 milionë dollarësh në Beverly Hills me burrin e saj.

Edhe pse është një investim mbresëlënës, çifti nuk kanë ndërmend të jetojnë atje, pasi prona është blerë vetëm për qëllime investimi. Shtëpia e re ka 11 dhoma gjumi dhe 18 banja, dhe ndodhet në një nga lagjet më ekskluzive të Los Anxhelosit, me fqinjë si Adele dhe Justin Bieber.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb