Milan mundi me vështirësi 2-1 Crvena Zvezdën, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Mbrojtësi i kuqezinjve, Malick Thiaw pranoi pas ndeshjes, se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur.
“Jam dakord me Fonsecan. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne nuk bëmë atë që donim. Ishte e vështirë për të luajtur si me top dhe pa top. Ne luajtëm pa agresivitet, duke lënë 2-3 mundësi për kundërshtarin. Siç tha dhe trajneri, një ditë bëjmë mirë, tjetrën nuk e di se çfarë ndodh”, tha Thiaw.
(J.S/BalkanWeb)