Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në Europian. Mbrojtësi pëlqehet nga disa klube, teksa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.

Për Mitaj ka “sirena” turke. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Besiktasi po ndjek me kujdes situatën e 20-vjeçarit, i cili luan te Lokomotiva e Moskës në Rusi. Bestikas ka plan konkret për të sjellë anësorin në Stamboll, pasi ka bërë ofertë zyrtare.

Mitaj do të gjente te kjo skuadër disa lojtarë shqiptarë, si përshembull, Ernest Muçi, apo edhe Milot Rashica. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: