Thomas Strakosha po luan sezonin e tij të parë me AEK. Paraqitjet e portierit shqiptar kanë qenë me ulje-ngritje dhe shpeshherë, ai është vendosur në qendër të kritikave. Media greke, “Koubanezos” ka shkruar së fundmi për “gardianin” kuqezi, duke analizuar situatën.
“Thomas Strakosha nuk e ka justifikuar asnjëherë pagën. Paraqitjet e tij me AEK-un nuk janë të përafërta me ato të një portieri që fiton 1.5 milionë euro dhe së fundmi portieri shqiptar është në stol.
Edhe pse Matias Almeida e mbështeti më shumë se çdo futbollist tjetër të tij. Pas humbjes nga Olympiacos në Kupën e Greqisë, Strakosa nuk i veshi sërish dorezat e titullarit, ndonëse në atë ndeshje po luante me një virus që e kishte pllakosur prej disa ditësh, duke humbur shumë seanca stërvitore”, shkruan media greke.