‘BalkanWeb’ siguron formularin që Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar Lulzim Berishës, përmes së cilit kërkon të justifikojë pasurinë e tij. Lulzim Berisha, ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, ka bërë sot deklarimin e pasurisë, si një prej subjekteve të paketës ‘ANTI-KÇK’. I njëjti formular i është dorëzuar, nga OFL personave nën hetim, te dyshuar për lidhje me krimin.
Prej dy ditësh ka nisur në terren zbatimi i paketës anti-KÇK për goditjen e krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme. OFL ka 150 punonjës që janë oficerë të policisë gjyqësore dhe agjentë që janë trajnuar prej 6 muajsh. Ata po përpilojnë një listë të marrë nga 12 drejtoritë vendore dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për personat e dënuar me formë të prerë për vepra të rënda penale ose të hetuar për to.
Të gjithë këtyre personave u jepet një formular për justifikimin e pasurisë dhe kanë afat për plotësim 48 orë. Konkretisht OFL është duke shpërndarë formularët tek personat e dyshuar për aktivitet kriminal dhe pasuri të paligjshme. Pas dorëzimit të formularëve ata do të shqyrtohen nga OFL dhe më pas vijojnë fazat e tjera të operacionit, sic eshte sekuestro e pasurise e cila, ndiqet permes nje tjeter formulari dorezuar subjektit nen hetim.
(BalkanWeb)