Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se moti gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.