TIRANE- Gazetari Arian Çani i ftuar në “Studio e Hapur” emisioni i politikës në “News 24” foli për qeverinë “Rama 2” e cila u dekretua dy ditë më parë nga Presidenti i vendit Ilir Meta.

Sipas Çanit, Rama përveç këtij mandati do marrë edhe dy mandate të tjera, pra do qëndrojë në pushtet plot 16 vjet. Arsye për këtë, siç la të nënkuptohet gazetari është opozita e dobët.

“Të dytin e ka fituar, tani po mendohet për të tretin. Nëse vazhdon kështu opozita, Rama do marrë edhe të katërtin”,- u shpreh ai, raporton BalkanWeb“.

Sipas Çanit, kryeministri Rama, të cilin e cilëson një adhurues të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, do vijojë të përdorë teknika diktatoriale, njësoj si ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb