Sot, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa zonat malore do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare.
Në orët e pasdites, priten kalime të lehta vranësirash në të gjithë vendin, më të theksuara në zonat Lindore, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten, duke u luhatur nga 3°C në Peshkopi deri në 16°C në Fier dhe Vlorë.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke shkaktuar dallgëzim të papërfillshëm në brigjet detare.