Mauricio Sarri ka dhënë një intevistë për “Gazzetta Dello Sport” duke analizuar sezonin aktual të Serisë A. Ish-trajneri i disa ekipeve në Itali po pret me padurim rikthimin sepse futbolli për të është shumë i rëndësishëm.

Sarri sheh ekipin e Interit si favorit për të fituar titullin kampion në Itali, por është kurioz për të parë të tjerët. “Zikaltrit janë baza të forta dhe do të vazhdojnë kështu. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të tjerat.

Jam shumë kurioz për Konten dhe Napolin. Është një trajner i zoti. Foneska? Ai është njeri i shkëlqyer dhe kam besim që do të dalë nga kjo situatë. Është ende shumë herët”, ka thënë Sarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb