Zhoze Murinjo paralajmëron, ose ngacmon, Juventusin dhe Barcelonën. I intervistuar nga “Russia Today” në prag të ndeshjeve të kthimit çerekfinale të Champions League, tekniku portugez ka thënë se të gjithë duhet të jenë gati për të pritur befasi. Bardhezinjtë presin Ajaksin pas barazimit 1-1 në Amsterdam, ndërsa katalanasit Mançester Junajtidin pas fitores 1-0 në “Old Trafford”.

“Rezultatet tregojnë se të gjithë e kanë një mundësi. Askush nuk e luan ndeshjen e kthimit me mendjen se është kualifikuar ose e kundërta, që kualifikimi nuk është i mundur. Juventusi dhe Barcelona kanë vetëm një avantazh të lehtë dhe mund të eliminohen të dyja. Sa i takon Sitit, them se ata do të kualifikohen, por është shumë e vështirë dhe unë kam shumë dyshime. Totenhemi mund t’ia dalë mbanë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb