Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në studion e News24 ka komentuar mundësitë që kanë partitë e reja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit këtë vit.

Ai theksoi rëndësinë e koalicioneve të gjerë për të siguruar një numër të konsiderueshëm deputetësh.

Leka vlerësoi se, nëse partitë e reja arrijnë të formojnë një koalicion të fortë, ato mund të fitojnë nga 10 deri në 15 deputetë, duke krijuar kështu një raport të ndryshëm forcash në Kuvend. Ai theksoi se deri më tani, vetëm Djathtas 1912 dhe LZHK kanë treguar koherencë në përpjekjet për të formuar një koalicion, ndërsa partitë e tjera nuk kanë treguar një qasje të ngjashme.

“Një koalicion i gjerë do të ndihmonte në krijimin e një alternative më të fortë ndaj forcave tradicionale,” tha Leka, duke theksuar se bashkimi i forcave është thelbësor për të arritur rezultate të favorshme në zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb