Disa pamje të këngëtares së njohur shqiptare në SHBA Parashqevi Simaku nga Nju Jorku kanë bërë xhiron e rrjetit. Këngëtarja shfaqet në SHBA, ku është e pastrehë.

Në lidhje me situatën e këngëtares, në News 24 folën këngëtarja Irini Qirjako dhe kompozitori David Tukiçi. Qirjako tha se Simaku dha shumë për vendin.

Ndërsa, Tukiçi theksoi se e ka zbuluar si talent Parashqevi Simakun. Ai shtoi se këngëtarja duhet të ndihmohet nga shteti shqiptar, pasi me siguri që do të merrte veten.

Irini Qirjako, këngëtare: Perashqevi Simaku ka qenë një këngëtare tepër e talentuar, që me daljen e parë e përthithi publikun me bukurinë dhe vokalin e saj. Ajo ishte një talent i lindur dhe hyri menjëherë në zemrat e shqiptarëve. Parashqevi Simaku ishte një artiste e nivelit të lartë. Nuk mund të flaket një artiste. Për mendimin tim, video nuk duhet të ishte bërë publike. Ne dimë që ka shumë artistë të mëdhenj në botë që kanë përfunduar shumë keq dhe nuk i publikon kush kështu. Më shqetëson indiferenca e institucioneve kulturore.

 

 

David Tukiçi, kompozitor: Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio. E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Mbeti në memorien e shqiptarëve. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb