Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare, që ditët e fundit u kthye edhe në ikonë rrjeti me lajmet e bujshme, sonte do të rikthehet në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Nata e tretë e këtij festivali është një mbrëmje nostalgjike, dedikuar këngëve dhe autorëve që kanë lënë gjurmë në festivale ndër vite.

Nata e Nostalgjisë u dedikohet këngëve që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite. Sonte, ato do të interpretohen në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.

Rikthimi i Simakut në festival ka ngjallur shumë interes në publik, pasi ajo kishte kohë që ishte larguar nga jeta publike dhe muzikore. Ky rikthim i Simakut vjen pas disa ditësh me lajme të trishta dhe shumë dinamika nga jeta personale e artistes shqiptare.

Parashqevi Simaku rikthehet “në shtëpi”, sonte në

Lajmin për rikthimin e Parashqevisë në festival e ka publikuar në faqen e tij zyrtare të sipërmarrësit Elton Ilirjani​, i cili prej disa ditësh ka marrë përsipër të mbështesë rikthimin e bujshëm të këngëtares shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb