Opozita ka kërkuar që i pranishëm në Kuvend të jetë ministri i Ekonomisë për të dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen me BE.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se vota e opozitës do të jetë pro marrëveshjes, por se duhet të sqarohen mekanizmat e saj për të siguruar që fondet nga taksapaguesit europianë nuk do të shkojnë për ndërtimin e vilave të personave pranë pushtetit.

Pjesë nga debati:
Bardhi: Në vend të iknin fondet për bujqit u morën njerëz pranë pushtetit për të ndërtuar vila. Të vijë ministri ose të shtyhet diskutimi. Do votojmë pro marrëveshjes por kemi të drejtën tonë të ngremë pyetje që të jemi të sigurt votës pro. Nuk mund të votojmë pro që fondet nga marrëveshjet të ikin për të ndërtuar vila.
Nëse edhe këto para të taksapaguesve europianë do shfrytëzohen në të njëjtën mënyrë nuk do të votojmë pro. Nuk e kuptoj pse ti Elisa ngre dorën sa herë flas për fonde. Keni marrë përsipër të gjithë të mbroni Olta Xhaçkën. Keni hall të mbroni ata që kanë problem me drejtësinë.

Spiropali: Do ishte e vështirë të merresha me listën e kapërcimeve nga një degë në tjetrën, është për të thënë që nëse doni të shtyni debatit, nuk e kemi problem. Do të donim që siç e kaluat marrëveshjen me konsensus në Komision ta kalojmë.
U kalua pa asnjë votë kundër, pra nuk ka arsye për ta diskutuar në Kuvend.
Jemi të gatshëm ta shtyjmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb