Fabio Paratici dhe Massimilano Allegri sërish në krah të njëri-tjetrit? Po, mund të jetë një opsion, në një të ardhme të aftër, por këtë herë jo më në Torino, por në Milano. Ish dyshja e famshme e Juves kanë ruajtur një raport të shkëlqyer ndërmjet tyre, madje së fundmi janë takuar së bashku, ku pa diskutim kanë folur për futboll dhe për planet e tyre pasi të dy janë të lirë. E ardhmja e Allegri-t është e lidhur ngushtë me atë të Paraticit në këto momente, pasi drejtuesit e Milanit vijojnë punën për plotësuar postin e Drejtorit Sportiv, i cili pritet të vendos për Conceiçao-n dhe për trajnerin e ri.

Paratici ka qenë dhe mbetet opsioni kryesor për drejtuesit e Milanit, ndërsa dy kandidatura të tjera janë edhe Igli Tare e D’Amico. Ish administratori i deleguar i “Zonjës së Vjetër” është takuar me Gerry Cardinale dhe me Zlatan Ibrahimovic, menjëherë pasi takoi kupolën drejtuesve të “djallit” u takua me Allegrin.

Sigurisht, për mediat italiane kjo nuk është një rastësi, por Allegri po projektohet si pasuesi i Conceiços. Kuotat e teknikun portugez kanë rënë ndjeshëm këtë periudhë, duket thuajse e pamundur të vijojë më gjatë në krye të Milan, në fund të këtij sezoni, nëse nuk kemi ndonjë shkarkim të bujshëm më herët, Conceiçao pritet të largohet nga Milano.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb