Më 29 maj 1969, programi A300 u prezantua për herë të parë në panairin e aeronautikës në Burge’.

Pesëdhjetë vite më vonë, kompania ajrore mishëron më shumë se kurrë një sukses industrial europian.

Për festimet e fikjes së qirinjve, Airbus, kishte parashikuar një spektakël në ajër mbi selinë e saj botërore, në Tuluz (jug-perëndim të Francës) me gjashtë avionë të flotës së tij tregtare, e shoqëruar nga Patrulla e Francës, edhe pse kjo paradë u anulua për shkak të motit të keq.

Ky përvjetor përkon me momentin e duhur për të nxjerrë në pah një sukses kolektiv.

Sot, një avion Airbus ulet apo ngrihet nga pistat e botës çdo dy sekonda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb