Paris Hilton tërhoqi vëmendjen e fansave me një set fotosh të guximshme, për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Fotot janë realizuar pranë pemës së Krishtlindjeve në shtëpinë e saj në Beverly Hills që kushton 5.9 mln dollarë. Sipërmarrësja dhe trashëgimtarja 43-vjeçare pozoi thuajse nudo, me vetëm një shiriti të kuq, doreza me gishtat zbuluar dhe sandale të zgjedhura nga stilistja Rayna Julia.
Këtë pamje mbresëlënëse të Hilton e realizoi artistja Alexandra DiMarchi, ndërsa grimierja Melissa Hurkman punoi për pjesën e ngjyrave.
Hilton postoi fotot në Instagram dhe mori mjaft reagime. Aty ka komente të shumta. Fjalë admiruese ka shkruar edhe stilisti Marc Jacobs, i nominuari për Grammy Jewel dhe modelja Gigi Gorgeous. Bashkëshorti i Hilton, Carter Reum e lavdëroi atë gjithashtu, duke e quajtur një shembull për ruajtjen e ekuilibrave mes mëmësisë dhe krijimtarisë.
Sigurisht fansat e saj kanë mbetur jo pak të kënaqur.
(BalkanWeb)