Paris Hilton ka ndarë disa foto të vjetra me mikeshën e saj të mirë, Britney Spears.
Trashëgimtarja 43-vjeçare ka postuar tre selfie me këngëtaren e njohur dhe ka shkruar: “Sot 18 vite më parë, unë dhe Britney Spears shpikëm selfie-n”.
Në një intervistë që ka dhënë për E! News në 2022, Hilton foli për miqësinë e tyre të ngushtë: Ajo është një nga njerëzit më të sjellshëm në botë dhe është një engjëll. Ajo nuk duket si asnjë nga njerëzit në këtë qytet. Kjo është shumë për mua”.
View this post on Instagram