FRANCË- Një prej autorëve të sulmit mbi revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”, ku mbetën të vrarë 12 persona është varrosur pranë Parisit. Bëhet fjalë për Cherif Kouachi, i cili i varros nën masa të rrepta sigurie, në periferi të kryeqytetit francez, thanë burime nga zyra e kreut të bashkisë së Parisit.


Cherif Kouachi u varros pak para mesnatës së të shtunës në një varrezë në Gennevilliers, qyteti ku ai jetonte më parë, thanë zyrtarët. Asnjë i afërm nuk mori pjesë gjatë funeralit dhe mbi varrin e tij nuk është shënuar asgjë për të shmangur incidentet dhe për të evituar një shndërrim të tij në një vend pelegrinazhi për Islamikët.


Një ditë më parë u varros edhe vëllai i tij Said Kouachi. Më herët gjatë javës, kryetari i Bashkisë së Reims, Arnod Robinet deklaroi se do te refuzonte në mënyrë kategorike kërkesën e familjarëve të Kouachi që ai të varroset në qytet. Ai deklaroi se nuk dëshironte që varri i tij të kthehej në nje faltore ku fanatikët e tjerë të mblidhen në pelegrinazh. Por të shtunën pranoi se ishte detyruar nga qeveria të pranonte varrimin e tij.


 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb