“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 7 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me propozimin e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris që SHBA-të të ndërhyjnë në administrimin e çështjes shqiptare.
Shqiptarët bëjnë thirrje për plebishit
Delegacioni shqiptar, pasi u dëgjua nga komisioni i ngarkuar për çështjen greke, i dërgoi një shkresë shtesë Kryetarit të Këshillit të Dhjetëve.
Në rast se kërkesat e parashtruara në memorandumin e paraqitur në konferencë nuk pranohen, ai (delegacioni) kërkon që Asambleja e Lartë t’i japë një mandat Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin dhe administrojnë për një vit territoret e pretenduara nga shqiptarët, domethënë, Çamërinë e jugut, si dhe territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi dhe Serbia.
Nëse Konferenca do të pranojë këtë propozim, shqiptarët do të pajtoheshin, sipas të njëjtave kushte, që i njëjti mandat t’u jepej trupave amerikane për okupimin e Epirit të Veriut, i cili i përket shtetit shqiptar, por që pretendohet nga Greqia.
Në këtë gjendje, njerëzit, pa ndonjë kufizim, mund të shprehen, të lirë, dhe të manifestojnë vullnetin e tyre në lidhje me aspiratat e tyre kombëtare. — (Havas.)
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-midi-1919-plebishiti-i-delegacionit-shqiptar-qe-sh-b-a-te-administrojne-camerine-e-jugut-territoret-shqiptare-te-aneksuara-nga-mali-i-zi-e-serbia-si-dhe-epirin-e-veriut-qe-pretendohet-nga-greqia/