Nga Aurenc Bebja, Francë – 31 Janar 2019


“Paris-Midi” ka botuar, të enjten e 27 qershorit 1935, në faqen nr. 5, shkrimin e gazetarit të “Le Petit Journal”, Roger Crouquet, dedikuar Mbretit Zog, të cilin, e sjellim për publikun shqiptar.


Zogu
Zogu

Ai ka realizuar të gjithë programin e tij në një vend të rigjeneruar që dominon në një anë të Adriatikut, “deti Italian”, shkruan Roger Crouquet (Le Petit Journal):
“Para luftës, Shqipëria, një vend i varfër dhe i paarsimuar, jetonte në një gjendje kolapsi, duke vuajtur gjithashtu në një mjerim të egër. Turqia e Sulltanit kishte lënë shenjën e saj me pushtimin e gjatë dhe qytetërimi nuk kishte depërtuar fare deri në atë kohë në këtë territor të largët, pa lidhje komunikimi me vendet fqinje.


Le Roi Zog
Le Roi Zog

Por një njeri u shfaq, pasardhësi i këtij Skënderbeu, heroit kombëtar, i cili, nga maja e kështjellave shqiptare, mbajti larg për një kohë të gjatë jeniçerët e Konstandinopojës. Ky burrë, i ri, plot idealizëm dhe i vetëdijshëm për realitetet e jetës, duke dashur vendin e tij mbi të gjitha, donte t’i jepte atij lirinë dhe t’i sillte dobitë e qytetërimit. Program i bukur që më në fund do të gjente realizimin e tij.”

Burimi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/mbreti-zog-pasardhes-i-skenderbeut-dhe-shpetimtar-i-atdheut-shqiptar-paris-midi-1935/?fbclid=IwAR1j41CvSeEYVXWPddEJ64KU7Y5vqoVfyCu0q3x0XuoBds4MxrM8cE_3Wcw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb