“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1954, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arrestimin e Enver Hoxhës, pas akuzave të rënda të Mehmet Shehut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


Ish-presidenti shqiptar Enver Hoxha arrestohet për tradhti


Paris Presse
Paris Presse

“Tiranë, 28 korrik – Kriza politike, e përhapur në Shqipëri që prej disa muajsh, ka çuar në arrestimin e ish-presidentit Enver Hoxha, njeriut të fortë të regjimit, i cili nuk ishte më “i preferuari” i Moskës.


Ne e dimë që javën e kaluar Enver Hoxha kishte paraqitur dorëheqjen e tij në Parlament, duke kërkuar që rivali i tij, nënkryetari i Këshillit, Mehmet Shehu, të emërohej si pasardhësi i tij, gjë që u bë.

Mehmet Shehu sapo e ka akuzuar paraardhësin e tij për tradhti, si pro-titist, frikacak dhe pro-perëndimor. Së shpejti Enver Hoxha do të gjykohet nga një gjykatë speciale.
Thuhet se Mehmet Shehu po përgatit një spastrim serioz që synon forcimin e qeverisë dhe partisë, në mënyrë që të ruhet për Bashkimin Sovjetik fortesa shqiptare, në një moment kur Jugosllavia, Greqia dhe Turqia po përgatiten të nënshkruajnë aleancën ushtarake ballkanike.”

Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb