FRANCE-Parisi vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie për shkak të rrezikut të lartë që paraqet dalja nga shtrati e lumit Sene.


Në disa zona ky lum ka shkaktuar përmbytje, por vëmendja është fokusuar te zonat historike dhe me te vizituara te kryeqytetit Francez ku përmbytjet mund te shkaktojnë dëme të mëdha veçanërisht ne muzeun e Luvrit.


Për te kuptuar se deri në çfarë niveli ka shkuar uji, mjafton te shohësh statujën e Zouaves që po vazhdon të zhytet ne lume. Në Paris, ku niveli i lumit Sene u ngrit së tepërmi, qarkullimi i varkave është ndërprerë dhe rrugët përgjatë brigjeve të lumenjve mbetën të mbyllura.


Prefektuara e Parisit ka publikuar një video në timelapse që tregon lumin Senë nga lart. Niveli i lumit, pas shirave të rrëmbyeshëm të javëve të fundit ka arritur pothuajse gjashtë metra lartësi.
(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: