Çdo vit e njëjta histori, por këtë herë lamtumira mund të jetë e detyrueshme. Paris SG kthehet në sulm për Gigio Donnarumma dhe është gati të prezantohet me një ofertë, që nuk mund të refuzohet nga Milani. Klubi kuqezi e konsideron portierin të pashitshëm, por i kushtëzuar si gjithmonë nga çështja e “Fair Play Financiar”, nuk mund të mos e marrë në konsideratë një shifër të rëndësishme që shkon deri në 55 milion euro.

87596
87596

Këto para do të ulnin ndjeshëm defiçitin në buxhet, ndërsa shitja e Donnarumma do të lironte Milanin nga rroga e portierit, aktualisht më e larta në skuadër. Por nuk është vetëm çështje financiare. Drejtuesit milanistë duhet të marrin në konsideratë edhe detajet sportive, pro dhe kundër “gardianit” të kombëtares së Italisë. Si fillim, Donnarumma u kthye gjatë këtij sezoni të tregojë të gjithë kualitetin e tij dhe nëse vazhdon kështu, atëherë vlera e kartonit të tij do të rritet sërish. Ky fakt mund të frenojë Milanin, që nga ana tjetër duhet t’I bëjë llogaritë edhe me projektin e tij për të ulur në pankinë Maurizio Sarri.

4eae63fa17000d1812d6796312b1d457
4eae63fa17000d1812d6796312b1d457

Nuk është një sekret që tekniku ka një raport të shkëlqyer me portierin e dytë Pepe Reina që nga koha kur të dy ishin te Napoli dhe për këtë arsye spanjolli mund të jetë një zgjedhje e parë. Një tjetër arsye që e detyron klubin kuqezi të “sakrifikojë” Donnarumma është mos kualfikimi i mundshëm në Ligën e Kampioneve. Kjo do të thotë se para të tjera do të mungonin në arkën e Milanit dhe mundësia e vetme e rikuperimit të tyre është shitja e disa yjeve të skuadrës. Një prej tyre është padyshim Donnarumma.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb