Përsëri një “Jo” e fortë nga Paris SG, që refuzon edhe një herë ofertën e Barcelonës për Neymar. Ndryshe nga sa ishte parashikuar dhe trumbetuar me optimizëm sidomos në mediat spanjolle, klubi parizien ka mbyllur përsëri pistën për rikthimin e sulmuesit brazilian në “Camp Nou”. Shpresat nuk janë shuar plotësisht, por me fundin e merkatos që afron, shanset sfumohen ndjeshëm.

Paris Saint Germain V Ogc Nice Ligue 1
Paris Saint Germain V Ogc Nice Ligue 1

Vendimtar do të jetë takimi i fundit mes palëve në Monte Carlo, gjatë ceremonisë për hedhjen e shortit të Champions League. Deri atëherë, fakt është që kampionët e League 1 nuk kanë pranuar ofertën e fundit të klubit katalunjas. Barcelona u prezantua në tavolinën e bisedimeve të së mërkurës me 100 milion euro plus kartonin e Dembele dhe Semedo. Gjatë ditës së djeshme entuziazmi ishte i madh dhe flitej se gjithçka do të mbyllej me një fund të lumtur.

Ligue 1 Paris St Germain V Nimes Olympique
Ligue 1 Paris St Germain V Nimes Olympique

Por drejtuesit parizienë kanë peshuar ofertën dhe sipas mediave franceze kanë dalë me konkluzionin se ajo nuk mjafton për të rikthyer Neymar te Barcelona. Me këtë refuzim të radhës, koha punon kundër kampionëve të Spanjës, por edhe për “O’Ney” që duhet të gjejë sa më shpejt një sistemim pasi qëndrimi te Paris SG duket një mision pamundur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb