Ivan Rakitic, futbollisti i Barcelonës, për të cilin thuhet se Paris SG është gati të shpenzojë 90 mln euro, në një intervistë të fundit ka deklaruar se ishte shumë e thjeshtë për zgjedhur vazhdimin me klubin katalanas.

Kroati thotë se dëgjoi gruan dhe zemrën, ndërsa po të largohej arsye e vërtetë do të ishte paraja. Për “Sport” mesfushori deklaroi:

“Dëgjova gruan dhe zemrën dhe kuptova se jam shumë i privilegjuar që vesh fanellën e Barcelona-s.

Të mbrosh këtë klub është nderi më i madh për një lojtar. Nuk ka asnjë ekip në botë që do të më jepte më tepër, vetëm nëse po flasim për para. Vajza ime e madhe ka dy vite në shkollë këtu dhe ajo ka shoqet e saj. Jam shumë i lumtur këtu dhe ishte vendim i lehtë për të qëndruar.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb