Në një kohë që flitet për problemet me Fair-Play Financiar dhe rrezikun që Paris SG të përjashtohet nga Kupat e Europës, klubi parizien duket se nuk shqetësohet aspak.

Madje më shumë se kaq.Kampionët e Francës vazhdojnë të shpenzojnë në merkato, duke zyrtarizuar një tjetër blerje në janar. Bëhet fjalë për Leandro Paredes. Mesfushori argjentinas transferohet te Paris SG, pas aventurës me Zenit Shën Petersburg në kampionatin rus.

Për lojtarin, parizienët shpenzuan 47 milion euro, duke mundur rivalitetin e klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës. Paredes gjithashtu kërkohej edhe nga Chelsea, Milan dhe Inter. Mesfushori firmosi kontratën që do ta mbajë lidhur me kryesuesit e Ligës 1 deri në vitin 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb