FRANCË- Të dielën pritet të mbahet një takim ndërkombëtar anti-terrorizëm. Lajmi për këtë takim u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve gjatë një konference për shtyp.
Sipas ministrit Cazeneuve në këtë takim do të marrin pjesë partnerët evropianë dhe përfaqësues nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Kam marrë iniciaticën për t’i ftuar të dielën në Paris homologët e mi nga vendet e prekura evropiane si dhe kolegun tim amerikan, Eric Holder”, ka deklaruar Bernard Cazeneuve.
Në takim pritet të shkëmbehen ide në lidhje me luftën kundër terrorizmit.
Lidhur me hetimet për kapjen e autorëve të sulmit terrorist në revistën satirike Charlie Hebdo ku humbën jetën 12 persona ministri Cazeneuve ka njoftuar se aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve është duke vazhduar.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: