BRUKSEL- Franca dhe Gjermania i propozojnë BE-së të krijojë një mekanizëm që mundëson një pezullim të shpejtë nga heqja e vizave për vendet e treta, sikurse mund të jetë rasti i Turqisë, sipas disa dokumentave.

Ky pezullim do të aplikohet nëse një nga kriteret për të dhënë heqjen e vizave nuk respektohet më.
Apo nëse ka një fluks të lartë të qytetarëve të vendit të tretë që qëndrojnë në BE pasi u ka mbaruar afati i autorizuar.

Kjo iniciativë franko-gjermane vjen nën sfondin e shqetësimeve përballë perspektivës së një heqje të vizave për qytetarët turq që udhëtojnë në hapësirën Schengen, që Ankaraja e ka bërë një kusht për të aplikuar marrëveshjen e fundit migratore me BE-në.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: