Franca kërkoi sot lirimin e menjëhershëm të rreth 1000 manifestuesve të arrestuar këtë fundjavë në Moskë dhe të Alexei Navalny, duke shprehur shqetësimin më të thellë në lidhje me ngjarjet e fundit.

 

“Një numër i konsiderueshëm arrestimet dhe burgosjes pasuan manifestimet paqësore të ditëve të fundit në Moskë”, njoftoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

 

“Gjendja shëndetësore e Alexei Navalny, i burgosur që prej 23 korrikut, është degraduar ndjeshëm. Franca kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm dhe shpreh shqetësimin e saj të thellë para zhvillimeve të fundit”, theksoi Parisi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb